Goal ka publikuar formacionet e mundshme për sfidën mes Realit e Barçës.

Real Madridi pret Barcelonën në “Santiago Bernabeu” të shtunën nga ora 13:00, “El Clasico” e para kjo për sezonin 2017/18.

Goal ka publikuar formacionet e mundshme të të dyja skuadrave ku vërehet mungesa e Iscos, vendin e tij mendohet ta zë Gareth Bale.

Në anën e Barcelonës, nga minuta e parë pritet të startojë Paulinho, që është ambientuar shumë shpejt me jetën dhe lojën e Barcelonës,

Në mungesë të Umtiti, Vermaelen do të luajë nga minuta e parë, ndërsa Ousmane Dembele nuk është rikuperuar me kohë për këtë super ndeshje.