Shefja e Zyrës së BE’së ka reaguar ndaj përpjekjeve të Thaçit, Haradinajt dhe Veselit për ta shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale. Ajo ka thënë se kjo përpjekje është tmerruese.

“Iniciativa e Kuvendit të Kosovës për ta Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar është tmerruese dhe ektremisht e dëmshem. Një veprim i tillë do të rrezikojë fjithë punën që është bërë viteve të fundit në sundimin e ligjit dhe drejtësisë dhe do të minojë të gjithë ata që janë ngritur për ti dhënë fund mosndëshkueshmërisë” ka shkruar Apostolova në Twitter.