Gennaro Gattuso do të ndryshojë skemën e Milanit për ndeshen ndaj Bolognas

Milan këtë edicion është duke pasur probleme të mëdha, pavarësisht se gjatë verës transferoi 11 lojtarë dhe shpenzoi mbi 200 milionë euro.

Sipas Calciomercato, problemi kryesor i këtij Milani është skema 3-4-3 dhe 3-5-2, të cilat nuk po funksionojnë me këta lojtarë.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara kështu mendon edhe trajneri i ri Gennaro Gattuso, i cili për ndeshjen e ardhshme pritet të bëjë ndryshime.

Ai në ndeshjen ndaj Bolognas pritet të luajë me formacionin 4-3-3, me të cilin Milani kishte luajtur në ndeshjet e fundit.

Kështu pritet të jetë formacioni i Milanit të dielën ndaj Bolognas: Donnarumma; Abate, Musacchio, Bonucci, Rodriguez; Kessié, Montolivo, Bonaventura; Borini, Kalinic, Suso.