Ramos beson se bashkë me Realin favorit për Ligën e Kampionëve janë edhe Barcelona, PSG-ja dhe Bayern Munichu.

Real Madridi dhe Paris Saint Germaini do të përballen në rrethin tjetër të Ligës së Kampionëve.

Kjo përballje cilësohet finale para finales, për faktin se dy skuadrat janë favorite për të triumfuar në këtë garë dhe njëri nga ta patjetër duhet të shkojë në shtëpi që në shkurt.

Ramos, beson se PSG ka kualitete për të fituar Championsin, teksa në mesin e favoritëve ka futur edhe Bayernin e Barcelonën.

“Fitorja është në ADN-në e Real Madridit. Do të doja që të fitojmë Ligën e Kampionëve për herë të tretë me radhë, por aty janë klube si Barça, PSG-ja e Bayerni”, tha Ramos.

“PSG është skuadër e fortë që mund ta fitojë pa problem Champions League. Do të shohim, por është një rival ndaj të cilit duhet të fitojmë për t’i arritur objektivat”, shtoi kapiteni i Realit.