Sergio Ramos është gati për ndeshjen e nesërme ndaj Gremios në finale të Kupës së Botës për Klube

Kapiteni  Real Madridit, Sergio Ramos kishte munguar në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube ndaj Al Jazira, për shkak të një lëndimi.

Por, ai do të jetë gati për ndeshjen finale ndaj Gremio.

“Unë jam mirë dhe jam gati për ndeshjen e nesërme”, tha Ramos gjatë konferencës për media.

Gremio dhe Real do të takohen nesër në finale nga ora 18:00.