“Një regjim mund të rrëzohet për 1 ditë, por mentalitetin e popullit të një vendi nuk e ndryshon dot për 1 ditë”, u shpreh Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me studentë të ekselencës në Universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodrës.

Rama nuk ka nguruar të ripërsërisë deklaratat se Shqipërinë mund ta shpëtojnë nga hallet gratë dhe vajzat, por kjo nuk është e lehtë.

“Por për të shpëtuar Shqipërinë, në rradhë të parë duhet ta shpëtojnë nga burrat”, tha Rama.

Në vijim, duke iu përgjigjur pyetjes së një studenti, nëse ka ndonjë plan qeveria për studentët e ekselencës, Rama tha se asnjë qeveri nuk ka një tapet të kuq për t’i siguruar pritjen triumfale një individi që ka përfunduar studimet shkëlqyeshëm.

“Shumica dërrmuese e vajzave dhe e djemve e konsiderojnë të ardhmen e tyre si të lidhur me shtetin dhe punën në shtet si punën më dinjitoze që mund të kenë.

Sigurisht të punosh në shtet nuk është diccka e rangut të dytë, por edhe të punosh në privat nuk duhet marrë si diccka e rangut të dytë.

Ne sigurisht e kemi një plan, por ju duhet të jenë aktivë, në mënyrë që aktivizmi juaj të na shtyjë që ne të bëjmë më shumë.

Kur ishim studentë në kohën tonë, e vetmja gjë që donim ishte të na linin rehat. Ne ëndërronim një Botë që shteti të na linte rehat, pasi në atë kohë shteti s’të linte të bëje atë që mendoje”, tha Rama.