Kryeministri Edi Rama i është rikthyer akuzave dhe paralajmërimeve për gjyqtarë dhe prokurorë në lidhje me proçesin e vetingut. Gjatë bashkëbisedimit me studentë të ekselencës në Shkodër, Rama tha  “mos t’i bie në qafë për gjëra që nuk i meritojnë se shumë të rëndë e kanë këtë që i pret tani”.

“Në gjykata e Prokurori nuk e di a bëhet, por më mirë prisni një herë sa ti reformojmë se ju ekselentët po shkoni të takoheni me ekselentët e anës tjetër të medaljes edhe nuk e di çfarë na del pastaj.  Që ju ti rregulloni ata s’ka shans, po do ju prishin ata juve dhe do ju humbasim fare.

Lërini të bëjnë vetingun një herë pastaj mund ta shtrijmë edhe në këto institucionet e gjyqësorit”, tha Rama, duke iu përgjigjur interesimit të studentëve në lidhje me praktikat në organet e drejtësisë.