Kryeministri spanjoll Marijano Rahoj sot apeloi që Parlamenti katalanas të formohet deri më 17 janar, pasi kohë më parë u mbajtën zgjedhje rajonale në të cilat partitë separatiste fituan shumicë të ngushtë në Parlamentin katalanas.

Ky është hapi i parë ndaj formimit të sërishëm të Qeverisë lokale në Katalonjë.

Pas formimit të parlamentit, deputetët duhet të propozojnë kandidat i cili do ta kryesojë Qeverinë rajonale. Për të do të duhet të zbatohet votim i besimit.

Vlerësohet se partitë të cilat e mbështesin shkëputjen e Katalonjës nga Spanja është e mundur të kenë vështirësi gjatë formimit të qeverisë duke e pasur parasysh atë se shumica e përfaqësuesve të tyre paraprakisht kanë marrë vendime gjyqësore.

Rahoj, pasi në tetor, deputetët katalanas në përbërjen e atëhershme, votuan që Katalonja të shpallet republikë е pavarur, vendosi ta shpërndajë parlamentin katalanas dhe të shpall zgjedhje të parakohshme rajonale.