Pas tetë muajsh, Rafinha është gati për lojë.

Mesfushori i Barcelonës, Rafinha, u detyrua dy herë të operohet në gju, hera e fundit pas dëmtimit në prill kundër Granadas.

Por, pritjes së gjatë tashmë i erdhi fundi. Rafinha mund të rikthehet në aksion pas tetë muajsh jashtë fushave, ai pritet të ftohet për “El Clasico” mes Real Madridit e Barcelonës që zhvillohet të shtunën.

Lajmi është konfirmuar nga Barcelona. Pas testeve mjekësore të kryera gjatë ditë së stome, është konstatuar se 24 vjeçari brazilian është gati për lojë