Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë tek fototeka Marubi, Kryeministri Edi Rama ka ecur në këmbë drejt bibliotekës së universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Gjatë ecjes në vendin e quajtur te “Truma e Dugajve të reja”, një qytetare iu drejtua kryeministrit duke thirrur me zë të lartë “duam bukë”.

Kryeministri Rama nuk u ndal,  por vijoi rrugën drejt vendit ku ishte organizuar takimi me studentët e ekselencës.

Në një tjetër moment, Kryeministri duke parë një prej pjesëve kryesore të qytetit iu drejtua ministrit Ditmir Bushati: “Shkodra e bukur”…