Rreth 27,000 banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në mes të natës pas përhapjes së shpejtë të zjarrit në Kaliforninë Jugore.

Qindra shtëpi janë nën evakuim të detyrueshëm në qytetet Ventura dhe Santa Paula, rreth 115 km në afërsi të Los Angeles.

Ndërkohë zjarrfikësit kanë paralajmëruar që zjarri është duke lëvizur shumë shpejt dhe se nuk mund ta kontrollojnë.

I shtyrë nga erëra të forta zjarri ka përfshirë dhjetëra qindra hektarë brenda një ore.
Zyrtarët kanë deklaruar që një zjarrfikës ka mbetur i lënduar ndërsa një person ka mbetur i vdekur në trafik duke tentuar të largohej nga zona e prekur nga zjarri.
Më shumë se 260,000 persona kanë ngelur pa energji elektrike.