Qeveria në seancën e sotme të 46-të solli vendim për huamarrje maksimale me letra shtetërore me vlerë në tregun shtetëror financiar për vitin e ardhshëm.

Vlera maksimale e huamarrjes së re me dhënien e letrave shtetërore me vlerë në tregun vendor financuar në vitin 2018 do të arrijë 5.454 miliardë denarë.

Dhënia e letrave shtetërore me vlerë kryhet në pajtim me Kalendarin për emisionet e planifikuara të letrave shtetërore me vlerë të cilin e konfirmon dhe e publikon Ministria e Financave në fillim të periudhës për të cilën ka të bëjë, në pajtim me Buxhetin për vitin 2018 dhe në bazë të Ligjit për borxhin publik.

Qeveria sot e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin në lidhje me kërkesën e parashtruar të THOR IMPEKS DOOEL, Shkup për dhënien e autorizimeve për ndërtimin e Centralit me erë Bogosllovec vendim për miratimin e ndërtimit të këtij centrali me erë dhe solli vendim për miratimin e ndërtimit të këtij centrali me erë, si i pari i këtij lloji në pronësi private.

Në këtë seancë të 46-të qeveria u informua për iniciativat e parashtruara për fillimin e procedurës për ndarjen e koncesioneve për hulumtime të detajuara gjeologjike të lëndëve të para minerale në komunat: Negotinë, Studeniçan, Shtip dhe Saraj, si dhe komunat Prilep dhe Dollnen.

Në seancën e sotme Qeveria e miratoi informacionin për realizimin e kushteve të Shoqatës për prodhimtari, tregti dhe shërbime MEDICAL 420 import-eksport SHPK Manastir, për zhvillimin e veprimtarisë të kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore.