Qeveria, përfshirë edhe Ministrinë e Financave, sipas zëdhënësit Mile Boshnjakovski, nuk kanë pasur kurrfarë informacioni rreth bonuseve të cilat janë ndarë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

“KSHZ është trup i pavarur, ndërsa secili shfrytëzues i buxhetit vet i shpërndan paratë në suaza të buxhetit të tyre. Por, potencoj, as Ministria e Financave, as Qeveria e RM-së nuk kanë pasur kurrfarë informacioni lidhur me bonuset të cilat janë paguar”, deklaroi sot zëdhënësi qeveritar Boshnjakovski.

Siç tha, Qeveria shumë herë deri më tani është prononcuar se nevojitet shkurtim në tërësi të të gjitha shpenzimeve të padedikuara të parave dhe shpenzimeve joproduktive dhe parandalim që në të ardhmen të mos ndodhin punë të këtilla.

Siç informoi, ende po përgatitet analiza me të cilën që para tre-katër seancave qeveritare të gjitha ministritë morën detyrë ta dorëzojnë mënyrën si i llogarisin orët shtesë të të punësuarve jashtë orarit të punës.

“Qëllimi është kur do t’i marrim të gjitha këto informacione të bëhet një lloj barazimi apo rregullore, do të shohim në cilën formë do të bëhet kjo, që në suaza të Qeverisë dhe ministrive në të ardhmen të parandalohen shpenzimet e panevojshme të këtij lloji. Por, KSHZ është trup i pavarur dhe Qeveria atje nuk ka inregenca”, tha Boshnjakovski.

Anëtarët e KSHZ-së dje mbajtën seancë në të cilën theksuan se vendimi për kompensim për zgjedhjet për atа dhe për shërbimet profesionale dhe personat e tjerë të angazhuar është ligjor edhe sipas nenit 19 nga Kodi Zgjedhor dhe Rregullorja e Komisionit.  Ata theksuan se nga shpallja e zgjedhjeve deri në përfundimin e tyre për atа nuk ka orar pune, as festa e as fundjavë… Vendimi, sipas tyre, është tërësisht i arsyeshëm edhe për atë që në rrethana të caktuara në rrezik ka qenë edhe jeta e tyre.

Në seancë u soll konkluzion secili individualisht të vendos nëse mjetet që janë marrë si kompensim do t’i kthejë apo jo. Anëtarët e KSHZ-së, edhe pse vlerësojnë se i kanë merituar, siç theksuan, për shkak të gjykimit të opinionit do t’i kthejnë katër paga në Buxhet ose do t’i dhurojnë.