Qeveria e Republikës së Maqedonisë pasdite do të mbajë seancë të rregullt me më shumë pika në rend dite me interes të qytetarëve, kumtoi shërbimi qeveritar për informim.

Me propozimin e SHA Eelektranat  e Maqedonisë (ELEM) në pronë shtetërore, si dhe të KD të SHA MEPSO Shkup në pronë shtetërore, Qeveria në seancën e 44 do t’i shqyrtojë vendimet e këtyre kompanive për pranimin e kërkesës për hua prej Hekurudhave të Maqedonisë Transport SHA Shkup.

Në rend dite të seancës është Propozim programi për ndryshimin e programit për mirëmbajtje investuese të objekteve rezidenciale dhe reprezentative dhe hapësirave zyrtare të organeve të administratës shtetërore në vitin 2017 si dhe Propozim programin për ndryshimin e Programit për promovimin dhe mbështetjen e turizmit për vitin 2017.

Me propozimin e Ministrisë për Transport dhe Lidhje, në seancë do të shqyrtohet edhe Propozim – programi vjetor për ndryshimin e Programit vjetor për financimin e përpunimit të planeve urbanistike, planeve rregullatore të planeve të përgjithshme urbanistike, dokumentacionin planor urbanistik dhe dokumentacionin projektues urbanistik në Republikën e Maqedonisë.

Ministria e Shëndetësisë propozon në seancën Qeveritare të shqyrtojë disa programe, për shërimin e sëmundjeve të rralla, për mbrojtjen e popullatës prej HIV/AIDS dhe për mbrojtje shëndetësore aktive të nënave dhe fëmijëve në Republikën e Maqedonisë për vitin 2017.

Në seancën e sotme do të shqyrtohet edhe Propozim programi për ndryshimin e Programit për ndërtimin dhe rikonstruimin e shkollave fillore për vitin 2017.