Qeveria e re austriake, e formuar nga e djathta dhe ekstremi i djathtë betohet sot dhe merr funksionet, me vullnetin për të ashpërsuar politikën migratore dhe përtë mbrojtur sovranitetin e shteteve brenda BE-së.

Nga ana tjetër për sot janë paralajmëruar edhe demonstrata të shumta kundër pjesëmarrjes së të djathtëve në qeverinë e re, por edhe kundër pjesëve të programit të qeverisë së re.

Në moshën 31-vjeçare, konservatori Sebastian Kurz bëhet kancelar dhe drejtuesi më i ri në botë, tetë muaj pasi mori drejtimin e partisë kristian-demokrate (ÖVP), që e drejtoi fitore në zgjedhjet legjislative të muajit tetor.

Në orën lokale 11:00 (10h00 GMT), ai do të pritet nga presidenti, Alexander Van der Bellen, një ekologjist liberal, së bashku me qeverinë e tij prej 13 ministrash, gjashtë poste prej të cilëve do të mbahen nga Partia për Lirinë e Austrisë (FPÖ), aleati i tij i ekstremit të djathtë.