Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka komentuar këtë mbrëmje veprimin e saj në parlament, ku ka tentuar të godasë me çizme mbi kryeministrin Edi Rama.

E ftuar në emisionin “Tonight” të Ilva Tares, Kryemadhi është shprehur ironikisht ndaj pyetjes se përse e ka kryer këtë veprim, duke thënë re Rama ka goditur shqiptarët këtë të hënë e se të vetmet gjeste të tij “dinjitoze” janë përpjekjet për ta kthyer vendin në shtetin e drogës, ku fëmijët shqiptarë kthehen në spaçatorë e shpërndarës droge.

Tare: Ju keni qëlluar drejt kryeministrit me këpucë…

Kryemadhi: Ai ka qëlluar shqiptarët moj, atë që i ka bërë ai shqiptarëve, jo kepucë, por ça të më kapi dora do gjuaj …e thashë edhe sot, të urojë Edi Rama të më mbarojë fryma shpejt

Kryemadhi: Çfarë rëndësie ka kjo? Ai ka qëlluar shqiptarët. Është një gjest dinjitoz që Edi Rama i ka kthyer fëmijët shqiptarë në spaçator dhe shpërndarës të drogës në gjithë shkollat e mesme. Është një gjest dinjitoz që Edi Rama e ka kthyer shoqërinë shqiptare në shoqërinë e drogës.

Çipa: Nuk është e hijshme për një kryetare partie.

Kryemadhi: Po të jetë kryetar partie kemi Edi Ramën që del lakuriq dhe quhet modern.