Kryeministri Zoran Zaev u paraqit në Kuvend për tu përgjigjur në pyetjet e deputetëve. Në mungesë të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, mundësinë për të bërë pyetje e shfrytëzuan deputetët e Besës por edhe të Aleancës për Shqiptarët të cilët në listë gjithashtu ishin shënuar si deputet të opozitës. Syrija Rashidi pyeti Zaevin nëse edhe funksionarët e BDI-së do të përgjigjen para drejtësisë, njëjtë sikurse ata të VMRO-DPMNE-së, pa marrë parasysh se tani integristët janë pjesë e koalicionit qeverisëse.

Vazhdimisht si përgjegjës i qeverisë së kaluar, nuk e ndanit binomin VMRO-BDI. Shkuat edhe më larg kur apostrofuat edhe persona të caktuar si kriminel edhe të kriminalizuar. Mirëpo zgjedhjet mbaruan, e formuat Qeverinë dhe shpejt erdhën zgjedhjet lokale ku ju dolët në fushatë për t’i mbështet ata persona. Çka ndryshoi z. Zaev. Ndryshuan ata apo ndryshuat ju?- shtroi pyetjene Syrjah Rashiidi, deputet i Aleancës për Shqiptarët.

Kreu i qeverisë Zoran Zaev tha se pa marr parasysh përkatësinë politike dhe etnike, të gjithë ata që nuk e kanë respektuar ligjin, do të përgjigjen para organeve të drejtësisë. Zaev gjithashtu tha se që vendimet të jenë të drejta, ai nuk do lë askënd që të ndikoj në vendimet e gjykatësve.

Edhe po të jetë nga LSDM, ose nga BDI, nga Aleanca për Shqiptarët, VMRO-DPMNE apo Besa apo nga cilado qoftë parti, ligji duhet të vlejë njëjtë për të gjithë. Nuk do të ketë as një D nga drejtësia apo R nga reformat nëse mundohemi që ta mbështesim dikë para drejtësisë- u përgjigj kryeministri Zoran Zaev.

Deputeti i Lëvizjes Besa, Rexhep Memedi shprehi interes të dijë se përse ende nuk ka filluar ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë, duke marrë parasysh që institucionet kosovare kanë bërë shumë në këtë drejtim.

Në kohën kur autostrada Prishtinë-Shkup në pjesë e Kosovës është në fazën përfundimtare, pse nuk janë ndarë mjete në buxhetin e vitit 2018 për ndërtimin e autostradës në segmentin Shkup-Bllacë- pyeti Rexhep Memedi.

Arsyeja e Ministrisë së Transportit për vonesës e hapjes së kësaj arterie të rëndësishme rrugore, është se po bëhet ri-projektimi i rrugës pasi që vlerësojnë se ka pasur lëshime nga qeveria e kaluar. Ministri Goran Sugarevski thotë se për riprojektim janë ndarë 1 milion euro dhe se fund të vitit të ardhshëm pritet që të fillojë edhe ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë.

Për dokumentacionin projektues e cila paraprakisht është përgatitur, para 20 ditësh kemi marrë mjete plotësuese në vlerë prej 1 milion eurosh me të cilat do të bëhet ri-projektim me qëllim që të ju iket të gjitha lëshimeve të cilët me herët kanë qëndruar në dokumentacionin projektues- u përgjigj Ministëri iTransportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski.

Lëvizja Besa gjithashtu shprehi interes të dijë se përse ende nuk ka filluar ndërtimi i konviktit studentor pranë UT-së, i premtuar vite më parë.

Që nga ajo ditë deri tani nuk ka lëvizur asgjë. Më intereson nga kjo ministri se ku kanë shkuar këto para, a keni dijeni në lidhje me këtë ndërtim dhe cka ju do të merrni masa?- pyeti Nexhbedin Kahrimani, deputet i Lëvizjes Besa.

Ministria e Arsimit arsyetohet se problemet me plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm kanë shkaktuar ngecjen në fillimin e punimeve.

Kemi nënshkruar marrëveshje por për arsye të mungesës lejeve që është dashur ta marrim nga organet tjera kompetente, për fat të keq, ndërtimi ende nuk ka filluar- u përgjigj Renata Deskoska.

Deputetët gjithashtu me zë kritik drejt ekzekutivit adresuan pyetje për deponinë e Rusinos, deponinë e Drisllës, largimin e përmendoreve, ngrohjen qendrore, gazifikim dhe të tjera. Por formacioni qeverisës i Zoran Zaevit vazhdoi të flet në kohën e ardhshme duke u zotuar se të gjitha këto çështje të ngritura nga deputetët, së shpejti do të zgjidhen./Alsat-M