Presidenti rus, Vladimir Putin, uroi sot bashkatdhetarët për një “ndryshim për më mirë” në vitin 2018 në urimet tradicionale të Vitit të Ri, duke falënderuar rusët që besojnë tek vetvetja dhe vendi i tyre.

“Që Viti i Ri të sjellë në jetën e çdo individi dhe çdo familje ndryshimin për më mirë”, deklaroi Putini në urimet e tij, që zakonisht transmetohet në mesnatë por që është transmetuar në Lindjen e Largët të vendit.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që besojnë tek vetvetja dhe vendi i tyre, për punën e tyre dhe rezultatet e saj”, shtoi presidenti rus.

Ai i uroi rusët gjithashtu që të lindin fëmijë në 2018-ën dhe u fokusua në aspektin familjar të festës, ndërkohë që vendi është duke u përballur me një situatë demografike në rënie.