Presidenti i Turqisë, Vlladimir Putin sot do të udhëtojë për vizitë në Egjipt dhe Turqi, ku do të ketë takime me presidentët e atyre shteteve.

Putin do të takohet me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, me të cilin do të bisedojë për problemet ndërkombëtare, përfshirë edhe krizën në Siri dhe situatën në Lindjen e Afërt, kumtoi Kremlini. Pritet që ata të bisedojnë edhe për marrëdhëniet bilaterale, para së gjithash, për zbatimin e projekteve të mëdha në sferën e energjetikës.

Putin dhe Erdogan shprehën shqetësim për njohjen amerikane të Jerusalemit, si kryeqytet të Izraelit në bisedën telefonike më 7 dhjetor.

Kremlini kumtoi se Putin në Egjipt do të bisedojë me presidentin e atij shteti, Abdel Fatah al Sisi për bashkëpunimin bilateral ekonomik dhe tregtar. Me të do të bisedojë edhe për situatën në Lindjen e Afërt.

Gazeta egjiptiane “Al Ahram” kumtoi se në Kajro pritet të nënshkruhet marrëveshje për ndërtimin e centralit bërthamor në atë vend afrikan.