Një ditë pasi Komitetit Olimpik Ndërkombëtar i ndaloi qasje Rusisë nën flamurin e saj në LOD, presidenti rus Vlladimir Putin deklaroi se Rusia nuk do t’i bojkotojë Lojërat në Pjeongçang në të cilat disa sportistë rusë do të mund të marrin pjesë, por nën flamurin olimpik.

“Nuk do t’i bojkotojmë lojërat. Në qoftë se sportistët tanë dëshirojnë të marrin pjesë kjo do të jetë zgjedhje e tyre personale. Duhet mirë t’i analizojmë dokumentet që shkaktuan një vendim të tillë, por tani e dimë se disa dëshmime vijnë nga persona profili moral dhe psikologjik i të cilëve është nën pikëpyetjeje”, deklaroi Putin.

Ai dërgoi edhe disa mesazhe deri te KON.

“Vendimi i KON-it në çdo rast është vendim politik. Të gjithë këtë e shohim dhe unë e kam plotësisht të qartë”, theksoi Putin.

KON dje në Lozanë njoftoi se sportistë rusë të cilët do të përmbushin kriteret dhe do të konfirmojnë analiza negative për doping do të mund të marrin pjesë në LOD në Korenë e Jugut, por nën flamurin olimpik.