Një seri intervistash televizive që Oliver Stone ka zhvilluar me presidentin rus Vladimir Putin, kanë nxjerrë në dritë detaje të panjohura nga jeta e tij. Në këto seri televizive që u publikuan në shtatit të këtij viti, zbulohen anë të panjohura të presidentit rus.

Transmetimi i këtyre materialeve tërhoqi mjaft vëmendje, dhe padyshim ngjalli kritika në të gjithën botën.

Shkak për këtë, padyshim janë bërë disa deklarata të bëra nga vetë Putin, i cili ka treguar se nuk është fëminist, se nuk do të mbështetëse homoseksualët, apo se e do Budën.

Presidenti rus i ka treguar regjisorit hollivudian se ndaj tij janë bërë tentativa për ta ekzekutuar, por ai thotë se i është dhënë ndihmë nga Fidel Kastro.

“Kam biseduar me Fidel Kastron për këtë çështje, dhe ai më tha: ‘A e di pse jam gjallë”’. Dhe e pyeta: ‘Pse?’. Më tha se shkonte kudo me djemtë e tij të sigurisë personale”,- tregon Putin.

Në dokumentarin me katër pjesë, ku përfshihen intervistat e presidentit Putin, tregon ngjarje me rëndësi në jetën e tij.

Në serinë e parë, Putin rrëfen sesi atentatorët që synonin vrasjen e tij, shtireshin si pjesëtarë të rojeve të sigurisë së presidentit.

Në intervistat dhënë Oliver Stone, Putin ka rrëfyer edhe detaje nga fëmijëria dhe jeta e tij. Ai tregon se ka lindur në Leningrad, sot Shën Peterburg, në një familje të klasës së mesme, dhe jetonin në një apartament me qira së bashku me dy familje të tjera.

Pasi kreu studimet, ai u diplomua në drejtësi, për t’u bërë lideri më i fuqishëm i Rusisë. Në karrierën e tij të hershme, putin njihet si një oficer i KGB-së, ndërsa Presidenti i Rusisë u emërua në vitin 1999.

Ajo çka vlen të theksohet, është se në këtë dokumentar, Putin shfaqet si një njeri modest, por me ndjenja të forta patriotike, dhe me një dëshirë të madhe për pushtet dhe prestigj