Pushteti dhe opozita nuk e vlerësojnë njëjtë fjalimin e kreut të shtetit Gjorge Ivanov para deputetëve në Kuvend. Sipas deputetëve të LSDM-së, fjalimi është i turpshëm dhe nuk ndryshon aspak nga kahja politike mbi të cilën ka ndikim VMRO-DPMNE-ja.

Gjorge Ivanov e lëshoi mundësinë që të tejkalojë veten dhe retorikën partiake për përçarje dhe konflikte dhe të tregojë se është në nivelin e përgjegjësisë së tij si president i vendit dhe në këtë vit kyç për rivënien e demokracisë, të jape kontribut minimal për pajtimin që aq shpesh e përmendi në fjalim – dekalroi Frosinë Remenski, LSDM.

BDI-ja e cila që nga zgjedhja e Ivanov si president ka bojkotuar fjalimet e tij duke mos e njohur si legjitimë, sot ishte në Kuvend. Për partinë e Ahmetit, Ivanovi ishte pjesë e krizës dhe e thelloi atë.

Zotëri Ivanov vazhdoi me nisjen dhe thellimin e krizës të cilën ai kontribuoj drejtpërdrejtë pas dhënies së paligjshme të mandatit për formimin e qeverisë në janar të këtij viti – tha Artan Grubi, deputet i BDI-së.

Ndërkohë nga VMRO – DPMNE-ja, e cila pas bojkotit disajavor, u paraqit në Kuvend për të ndjekur fjalimin, e cilësuan atë si gjithpërfshirës, duke mos dashur ta komentojnë përmbajtjen e tij.

Fjalimi i përfshinte të gjitha temat të cilat në këtë vit kalendarik ishin aktuale rreth zhvillimeve. Fjalim përmbajtësor në të cilin presidenti dha vlerësimin personal për zhvillimet në vitin që lëmë pas si çdo funksionarë. Deputetët e VMRO-DPMNE-së morën pjesë – u shpreh Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së .

Për fjalimin e presidentit Ivanov, kanë reaguar edhe nga Qeveria duke thënë se Ivanov mbetet I robëruar nga përçarjet në kohën kur Maqedonia është kthyer në rrugën drejt përmirësimit të mirëqenies së qyetarëve të saj./alsat-m