’Çdo qeveri degjeneron kur iu besohet vetëm sundimtarëve të popullit. Populli është i vetmi rrëzues i tyre’’!  – Tomas Xhefërson

Savash VELIU

Pushtetet hegjemono-shekullare Perëndimore janë ngritur mbi sistemin e plaçkitjes Financiare të popujve të ashtuquajtur Bota e dytë dhe ajo e tretë që është një burim i të gjitha keqësirave dhe çrregullimeve mbi këtë glob të trazuar qëllimisht.

Sa bukur është shprehur Gandi:

“Evropa është përplotë me të marrë e gjeni në të njëjtën kohë, gjenitë e saj janë të marrët, gjenialiteti i tyre është përzier me çmendurinë”!

Domethënë, Bota Amerikano-Perëndimore vuan prej kompleksit shoveno-egocentrist duke menduar se e gjithë bota duhet të sillet /rrotullohet/ rreth dëshirave të tyre të pangopura etno-raciste (nga vet të bardhët) është marrëzi në vete.

… ”Që prej vrasjesë së Presidentit Xhon Fitcherald Kenedy, Amerika pushoj së qenuri më shtetë Juridik”! Pas atentatit ndaj presidentit Kenedy, Malxolm X apo zezaku i konvertuar në islam si Malik el Shahbaz do të thotë; ‘’Unë kisha një ëndërr Amerikan, por ajo u kthye në zgjëndër’’, dhe nga pushteti u qëllua për vdekje!

Pas tij, Martin Luther King do të thotë; Kemi mësuar të fluturojmë si zogjtë, të notojmë si peshqit, por nuk kemi mësuar akoma artin e të jetuarit si vëllezër, edhe ai nga pushteti u qëllua për vdekje!

Kjo është pasqyra e vërtetë për fytyrën e pushteteve Euro-Amerikanë e të vepruarit fatalisht me procedurë të shkurtër pa aktgjykim mbi ato që nuk mendojnë sikur ata.

Dijetari turk Ahmet Davutoglu numëron disa pika në të cilat njeriu perëndimor ka dështuar edhe përkunder zhvillimeve të mëdha teknologjike. Ai thotë se këto shkaqe edhe mund të shembin mbretërinë shekullariste perëndimore. Ndër të tjera ai përmend: Problemi i humbjes së sigurisë ontologjike, kriza morale, epistemologjia, problemet ekologjike, liria etj, janë këndvështrimi i ngushtuar të njëmendësisë së sëmurë. Çalimi i Perëndimit në këto disiplina është problem serioz që dalëngadalë po e dërgon atë drejtë agonisë. Çdo ngritje pason me rënie të shpejtë sikurse në Perandorinë Romake. Shkelja e vlerave të fesë paguhet shtrenjtë.

Të përkujtojm se më vitin 1990 Margaret Thacher tha; ”NATO u krijua karshi Sovjetëve dhe ajo u rrënua tani çka me organizatën! Dhe NATO (CIA – PENTAGON) që kish në dije se pas sovjetëve të shkuar në plan të parë do të ekspozohet Bota Muslimane me sistemin e drejtësis Islame që do rezonoj me mendësi të pashoq duke rezikuar sundimin e sistemit mono-kapitaliste perëndimor të egërr, dhe Armiku i sajuar u gjend dhe ai ishte ISLAMI ose e emëruar sot si – ISLAMOFOBIA!

Dhe Presidenti Putin u deklarua sot qartësisht se gjeopolitika e tij vendos interesat Ruse mbi parimet dhe normat ndërkombëtare. Presidenti Putin ngjet mjaft me Pjetrin e Madh dhe relativisht edhe me Stalinin i cili pretendon ekspansionin e dikurshëm sovjetik drejtë detrave të ngrohta të Mesdheut. Kurse BE-ja Gjermane ngjet si Austro-Hungaria dikur që të zbret poshtë tokave Ballkanike e drejt egjeut mesdhetar… Dhe Turqia që pretendon të parandaloj ndërhyrjen ekspansioniste të Euro-Amerikanëve drejtë Bosforit dhe Lindjes së Mesme duke u përballur me luftërat më çoroditëse rreth kufijve të saj në Siri dhe Irak duke iu atakuar edhe siguria dhe stabiliteti shtetëror… Derisa Faktorët Ballkanik nuk kanë fuqi të brendshme të ngriten mbi të kaluarën e tyre të përvuajtur prej përplasjeve shkatruese të nxitura nga perëndimorët ngase gjasojnë viktimës së paralizuar nga të pickuarit nga marimanga Perëndimore me ‘’status quo’’ për mish topi (i ardhshëm) i radhës duke i copëtuar (ricopëtuar sërish tokat shqiptare) në mini enkllava të reja.

Gjithnjë Sundimtarët e padrejt Perëndimorë, kanë ditur të manipulojnë me Islamin Politik të Ankaras, Riadit, Bagdadit, Teheranit etj., dhe kollapsoi institucionalisht shtetet islame dhe si rrjedhoj e politikës së tyre kemi ,,PRANVERAT ARABE”, që brutalisht ngulfati paqedashurinë e muslimanëve për tu ekspozuarë me një demokraci të mirëfilltë në prag të zgjimit të shekullit të ri!

Arsyet e suksesit të Bill Clinton (USA) dhe udheqësve të tjerë perëndimorë (BE) është siç thotë ai se; ‘’Ne jemi rritur duke e lexuar politikën e Sulltan AbdulHamidit në jetën tonë studentore’’! Dmth, ishin Sulltanët e veçmas AbdulHamidi i dytë frymëzuesit që çdo herë kanë qenë në shërbim të kauzës kombëtare dhe fetare si besimtarë, e jo si ateistët shekullar, që bënë çdo gjë që mundën që këtë të vërtetë ta fshehin prej opinionit botëror duke e keqpërdorur urtësitë e sulltanëve Osman në dëm të popujve të botës.

Sipas Graziano, Rikthimi i Zotit, siç e quan është se e ardhmja e botës i përket fesë. Dmth, ka ardhur koha që bota të udhëhiqet nga fetë dhe të kemi një botë me Zot. Sepse vetëm Zoti ka ekzistencë të pakufizuar dhe ekzistenca e një populli mund të jetë e qëndrueshme vetëm me të ndryshe jo, pasi se e kundërta e harresës është përkujtesa (dhikri) ku Zoti thotë: “Më përkujtoni t`ju përkujtojë.” (El-Bekare, 152).

Këto ditë sërish Pushteti Amerikan tregoj fytyrën e saj luftënxitëse, e jo siç pretendonte të shtirej në teatrin e hapur të globit si ‘’lidership i demokracisë’’ ku në emër të paqes dërgonte vetëm Luftë! Ajo vazhdon rëndë dhe padrejtësisht të shkel të drejtat ndërkombëtare të popujve paqedashës duke provokuar Botën Islame dhe gjithë botën me ndezje zjarresh në vend se ato t’i shuaj.

Sot kukulla e portokallt Trump zjarrit i hodhi vaj /benzin/ duke shpallur Kudsin /qytetin e Jerusalemit/ si kryeqytet i Israelit dhe jo rastësisht në përvjetorin e saj të 100-të nga Marrëveshja e Balfourit të vitit 1917.

Dhe çka fitoi departmenti amerikan me këtë, asgjë! Me aktin fatal vetëm se përshpejtoi hapjen e ‘’Kutisë së Pandorës’’ para kohe, dhe ky akt kujt më së shumti i konvenon, koha këtë do ta tregoj!…

Kudo që bota amerikane ka shkelur ka shtuar vetëm kaos dhe destabilizim si ‘’paqtorë’’, dhe kurrë nuk dërgoj ajo demokraci, por përkundrazi ‘’zjarr dhe vdekje’’ në njerëz dhe shkatërrime në masë të madhe, e keqeja e vetvetes !!!

Global