Gjykatës, Prokurorë publik, përfaqësues të institucioneve relevante nga Maqedonia si dhe prej Akademive Gjyqësore nga Serbia, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria dhe Turqia, sot dhe nesër në Shkup marrin pjesë në Punëtorinë ndërkombëtare për “Standardet e BE-së për trajnimin fillestar të gjykatësve dhe prokurorëve publik”.

Sekretari i Përgjithshëm i Rrjetit Evropian për Trajnim Gjyqësor, Vojçeh Postulski para fillimit të punëtorisë deklaroi se rrjeti i tyre është themel i të gjitha institucioneve, të cilat trajnojnë gjykatës në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe në emër të vendeve-kandidate të BE-së.

“Akademia e Maqedonisë është me ne për shumë vite dhe si institucione besojmë në rëndësinë të jemi në këtë ngjarje, pasi që vlerësojmë se ne në Evropë nuk jemi vetëm për t’i trajnuar gjykatësit, por edhe t’i vendosim standardet për trajnim, të miratohen parimet për trajnimin e gjykatësve”, shtoi Postulski.

Theksoi se pavarësia në procesin e trajnimit është element kurcial dhe se trajnimi i gjykatësve është themel për gjyqësinë e pavarur dhe të paanshme.

“Pavarësia jo vetëm se do të thotë se institucionet janë të vendosura në mënyrë në të cilën janë nën ndikimin e bartësve të tjerë të pushtetit. Pavarësia gjithashtu do të thotë se ne gjykatësit jemi të edukuar, ndërsa më pas edhe të vendosur në mënyrë në të cilën do të jemi të lirë prej ndikimit negativ të politikanëve, prej përfaqësuesve të shërbimeve të tjera qeveritare”, tha Postulski.

Drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë publik “Pavell Shatev” Aneta Arnaudovska theksoi se punëtoria do të sigurojë këmbimin e praktikave më të mira midis përfaqësuesve të akademive gjyqësore të IPA vendeve dhe ekspertëve prej Institutit belg për trajnimin e gjykatësve, Rrjetit evropian për trajnim gjyqësor dhe studimin e gjyqësisë, Shkollës kombëtare franceze për gjykatës dhe Shkollës Evropiane për zbatim në Bullgari.

Sesionet e ndryshme në konferencë, siç shtoi, do të fokusohen kryesisht në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve, provimeve pranuese, disejnit të modulit për trajnim dhe vlerësim dhe ndjekjen e trajnimit fillestar.