Ani pse Policia e Kosovës nuk arriti të gjejë identitetin e viktimës së djeshme në Mitrovicë, këtë gjë po e bëjnë mediat serbe.

Më herët u publikua emri i viktimës dhe të dyshurit, ndërkohë që tash po publikohen edhe fotografitë e të vrarit, shkruan gazetametro.net.

Metro raportoi se për këtë rast është arrestuar një person, por akoma nuk dihet a është M.U, për çka raportuan mediat në Serbi.

Ndryshe, Dejan Stevic u qëllua për vdekje dje në orët e hershme të mëngjesit dhe u gjet tek pas disa orësh i shtrirë pranë veturës së tij. Kjo vrasje nuk është ngjarje e rrallë në atë pjesë, pasi vetëm në këtë vit atje u vranë 3 persona.