Prokuroria Publike e Shkupit sot njoftoi se ka dhënë urdhra për të kontrolluar informacionin për vjedhjen e parave dhe sendeve nga kasafortat bankare të Sparkasse Bank.

Denoncimi i cili është bazuar në deklaratën e dy personave të cilët konfirmojnë se nga kasafortat e tyre bankare mungojnë para dhe sende me vlerë iu dha menjëherë për shqyrtim prokurorit publik i cili, për zbardhjen e rastit lëshoi urdhër për sigurimin e xhirimeve nga video mbikëqyrja e të dhënave dhe dokumentacionit nga banka.

Njëkohësisht është lëshuar urdhër edhe për hetimin e gjurmëve materiale  të marra në vendin e ngjarjes. Gjatë kësaj verifikohet  se kush ka pasur akses në kasafortën e bankës.