Prokuroria Speciale Publike ka hapur hetim me emrin kodues “Shërbimet e huaja”, kundër dy personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve.

Në tetor dhe dhjetor të vitit 2014 pas kërkesës së njërit nga të dyshuarit kompani e huaj ka përgatitur raport se në rajonin e qytetit të Shkupit ka detektuar stacione për përgjim.

“Ky raport është dashur të konfirmoj tezën e ish funksionarëve të lartë se përgjimin e kanë bërë shërbime të huaja”, deklaroi prokurorja Fatime Fetai në konferencën për shtyp.