Prokuroria Speciale Publike ka njoftuar se ka hapur hetim me emrin “Drumarina” për shpenzimet e rrugës për ish deputeten e VMRO-DPMNE-së, Sillvana Boneva.

Prokurorja Fatime Fetai, njoftoi se e dyshuara nga 25 qershor 2011 deri më dhjetor 2015 deri tek shërbimet e kuvendit ka dorëzuar kupona fiskal të rrejshme për pagesat rrugore.

Hetimi i PSP-së ka treguar se Boneva ka pas vendqëndrim në Shkup, ndërsa për atë periudhë ka dorëzuar kupona fiskal për gjithsej 843 udhëtime me makinën e vet personale.

“Analiza e realizuar ka treguar se këto udhëtime janë kryer realisht, e dyshuara ka bërë 235.928 km, por sipas provave ajo ka kaluar 133.520 kilometra”, tha Fetai, përcjell SHENJA.

Sipas hetimit në këtë mënyrë Boneva ka dëmtuar buxhetin për 5 973.802 denarë, ose 100 mijë euro.