Neymar ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar spektakël në fitoren 4-1 të Paris saint Germain ndaj Rennes në javën e 18-të të Ligue 1.

Braziliani shënoi dy gola (4’ dhe 76’) dhe asistoi për dy të tjerë të shënuar nga Kylian Mbappe (17’) dhe Edinson Cavani (75’).

Golin e vetëm për vendasit e realizoi Firmnin Mubele Ndombe në minutën e 53’të.

Pas kësaj fitore, PSG ka thelluar diferencën nëntë pikë larg Lyonit të vendit të dytë.