Angel Di Maria pritet të largohet nga Paris Saint-Germaini gjatë afatit kalimtar të janarit.

Për argjentinasin interesim që nga vera ka shfaqur Barcelona, ndërkohë së fundmi raportohet se në garë ka hyrë edhe Interi. Pas interesimeve të klubeve në fjalë, PSG ka vendosur një çmim për argjentinasin, shkruan e përditshme spanjolle “Sport”.

Skuadra që e do Di Marian duhet të paguajë 70 milionë euro, çmim që duket i lartë për skuadrat e interesuara dhe deri me tani asnjë skuadër nuk është e gatshme të paguajë shumën që kërkojnë francezët. Di Maria po kalon pak minuta në fushë me trajnerin Unai Emery dhe dëshiron të largohet.