Mijëra izraelitë natën e kaluar dolën në rrugët e Tel Avivit në protestë kundër korrupsionit dhe kërkuan dorëheqje prej kryeministrit, Benjamin Netanjahu.

Sipas gazetës “Aarec”, rreth 10.000 persona kanë marrë pjesë në protestat e mbrëmshme në Tel Aviv dje, ndërsa vetëm qindra janë paraqitur në Haifa, ndërsa më 3 dhjetor 50.000 protestues u tubuan në lokacionin e njëjtë në Tel Aviv.

Sipas mediave izraelite, protestuesit tani janë më të paktë, pasi që popullariteti i kryeministrit u rrit pasi presidenti amerikan Donald Tramp e pranoi Jerusalemin kryeqytet të Izraelit.