Protesta u mbajtën sot para ndërtesës së Qeverisë për ndërprerjen e ndërtimit të xeherores Kazandol, Ilovicë dhe Borov Doll në pjesën juglindore të Maqedonisë.

Pjesëmarrësit në protestat në Shkup u solidarizuan me marshin protestues që në të njëjtën kohë u mbajt në Vallandovë. Ata kanë shprehur zhgënjim pasi pushteti ende nuk ka bërë asgjë për ndalimin e ndërtimit të Kazandollit.      

Përndryshe, në referendumet e mbajtura në Vallandovë, Dojran, Bosilevë, Bogdanci, qytetarët vendosën kundër hapjes së xeheroreve, mirëpo punimet nuk janë ndërprerë.