Së paku tre persona e humbën jetën, ndërsa 80 janë lënduar nga armë zjarri në protestat në qytetin Rania në Kurdistanin irakian.

Disa nga mediumet franceze informojnë për pesë të vdekur dhe 70 të lënduar.

Qindra njerëz tashmë ditën e dytë po demonstrojnë me kërkesë për dorëheqje të qeverisë së rajonit autonom. Ata janë të pakënaqur nga gjendja e keqe ekonomike në rajon dhe rrogat e papaguara në sektorin publik.

Kryeminsitri irakian, Hajder al Abadi deklaroi se do të ndërmarrë masa nëse kryhen sulme ndaj civilëve në Kurdistanin irakian.

“Nuk do të mbetemi pa reagim, nëse edhe një shtetas sulmohet”, deklaroi Abadi në konferencën e sotme për shtyp.