Kryeprokurori i Ukrainës sot deklaroi se ish-presidenti gjeorgjian Mihail Saakashvili ka afat prej 24 orëve t’u dorëzohet autoriteteve pasi ithtarët e tij i ndihmuan të shmang arrestimin policor.

“Vlerësoj se paraqitja personale para organeve hetuese në Shërbimin e sigurisë të Ukrainës, Mihail Skashvili do t’i ndihmojë shtetit që e do”, deklaroi në Parlament kryeprokurori, Juri Lucenko.

“Njëzet e katër orë pas kësaj, policia e Ukrainës do të bëjë gjithçka që ta arrestoj”, paralajmëroi Lucenko.

Ai në një deklaratë për televizionin shtetëror tha se prokuroria disponon me dëshmi se një përfaqësues i Saakashvalit ka fituar 500 mijë dollarë nga biznesmenët ukrainas lidhur me Rusinë për financim të protestave.

Saakashvili deri tani organizoi disa protesta në Kiev, por në të nuk kishte më shumë se 4.000 persona.