Vrasjes, e cila ndodhi mbrëmë në Çair i ka paraprirë një zënkë verbale mes të ndjerit Burim Idrizi dhe vrasësit, theksoi mbrëmë Prokuroria Themelore Publike.

“Ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të banimit të personit të ndjerë, në rrugën Xhon Kenedi përballë shkollës së mesme në lagjen Çair. Të dhënat e para janë se shkrepja e armës ka ndodhur pas një zënke verbale midis të ndjerit dhe autorit të vrasjes, I cili ka nxjerrë armën dhe ka vrarë 24 vjeçarin. Nga plagët e marrura, viktima ka ndërruar jetë, ndërsa autori i vrasjes është arratisur”, theksoi Prokuroria Publike.

Me urdhër të prokurorit janë marrë gjurmë nga vendi I ngjarjes të cilët do të jenë pjesë e ekspertizës. Po ashtu është dhënë urdhër për kryerjen e obduksionit. Prokuroria tha se po punon për zbardhjen e rastit. Ndërkohë, mbrëmë është gjetur edhe makina e tipit Yugo, të cilën e ka përdorur vrasësi gjatë arratisjes nga vendi i ngjarjes.