Prokuroria e Tiranës do të nisë verifikimet edhe për dëmshpërblimet e përmbytjeve të vitit 2015. Kjo pasi kallëzime të reja kanë ardhur nga biznese e familjarë që pretendojnë se nuk i kanë marrë ato.

Nisja e verifikimeve nga prokuroria e Tiranë për dëmet e shkatuara gjatë përbyetjeve të bisneseve dhe banesave në datat 30 nëntor e 1 dhjetor do të shtrihet edhe në pjesën e dëmshpërblimeve.

Oragni i akuzës ka marrë shumë kallzime, ku familjarë e biznesmen pretendojnë se nuk janë dëshmpërblyer në vlerën reale për përmbytjet e vitit 2015. Në këto rrethana, thekson prokuroria bashkë me denoncimin , personave të prekur do ti kërkohet edhe një deklaratë shtesë për dëmin e shkaktuar nga reshjet e shiut.

Të njëjtën rrugë janë duke ndjekur edhe prorkuroritë e rretheve, Krujë, Vlorë e Fier, ku janë dëmtuar shumë banesa dhe të mbjella bujqësore në bujqësi, ku si rezultat u  përmbytën 10 622 ha.

Gjithashtu, organi i akuzës thekson se ka nisur verifikimet për kompanitë përgjegjëse të, ciliat kishin si detyre mbajtjen hapur të kolektorëve të shkarkimit e po kështu të asistonin me mjetet e tyre gjatë siatutës së reshjeve të shiut.

Në denoncimet e personave të prekur, pretendohet se përmbytjet kanë ardhur si rezultat i mos funksionimit të kanaleve kulluese, detyre që i takon firmave nënkontraktore. Ditën e hënë Komitetit i Koordinimeve të Emergjencave Civile theksoi se rreth 4700 banesa u përmbytën dhe 40 biznese u dëmtuan.