Ministria e Kulturës sot do të mbajë prezantim publik të projekt-strategjive për zhvillim kulturor të Republikës së Maqedonisë për periudhën 2018-2022 dhe projekt-planin aksional për vitin 2018.

Në prezantimin, që do të mbahet në Muzeun e arteve bashkëkohore në Shkup, do të ketë fjalim ministri i Kulturës Robert Allagjozovski, ndërsa do të flasin edhe përfaqësues të organizatave partnere FOOM dhe USAID – Projekt për pjesëmarrje qytetare të cilët e mbështetën procesin e përgatitjes së strategjisë dhe organizimin e debateve publike nëpër gjithë Maqedoninë.

Për rezultatet dhe propozimet që dolën nga debatet publike do të flasin përfaqësues të organizatave qytetare “JADRO” dhe “KULT-Tranzen”, të cilët i organizuan këto takime dhe kontribuuan për konsolidim të dokumenteve të propozuara strategjike. Këshilltari i posaçëm për kulturë Zllatko teodosievski do t’i prezantojë qëllimet kyçe nga projekt-strategjia për zhvillim të kulturës për periudhën 2018-2022 dje projekt-planin aksional për vitin 2018, pas çka do të pasojë diskutim me të pranishmit.

Dokumentet janë përgatitur nga Grup pune i formuar në Ministrinë e Kulturës dhe në to janë përfshirë propozimet e pranuara nga raundi i parë dhe i dytë i debatit publik për tekstin, si dhe propozimet e dërguara nga palët e involvuara në e-adresën zyrtare të Grupit të punës për strategjinë [email protected]

Teksti i fundit i projekt-strategjisë për zhvillim të kulturës në periudhën 2018-2022 mund të gjendet dhe ruhet në likun vijues: http://kultura.gov.mk/index.php/odnosi-so-javnost/soopstenija/3372——2018-2022—–

Teksti i fundit i projekt-planit aksional për zhvillim të kulturës për vitin 2018 mund të gjendet dhe ruhet në linkun vijues: http://kultura.gov.mk/index.php/odnosi-so-javnost/soopstenija/3381–a 2018.