Në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, deputetëve do të iu drejtohet Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Nesër kryesia e Kuvendit mban mbledhje për përgatitjen e seancës plenare të radhës, ku pritet që të mbahet edhe fjalimi i Presidenti Thaçit.

Fjalimi i të parit të shtetit është rregull formal i vundëvitit, ndërsa kjo do të jetë hera e dytë që Presidenti Thaçi iu drejtohet deputeteve nga foltorja e Kuvendit pak ditë para përfundimit të vitit.

Në seancën e radhës plenare po ashtu do bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e vitit 2018.