Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për planin e deputetëve të caktuar të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Thaçi ka deklaruar gjatë një interviste në Klan Kosova se do ta nënshkruante Ligjin për Shfuqizimin e Tribunalit Special, nëse atë do t’ia sillte në tavolinën e tij Kuvendi i Kosovës.

“Jo vetëm iniciativat e tilla, por çdo ligj që i kalon procedurat dhe vjen në tavolinën e Presidentit, dhe ma jep opinionin zyra ligjore”, ka thënë ai.

“Nuk kam refuzuar vendimet e Kuvendit, vendimi i Kuvendit është obligativ”, është shprehur Thaçi.

“Nuk dal kundër vullnetit të shumicës së Kuvendit, në asnjë rrethanë”, ka theksuar i pari i vendit.