Presidenti izraelit Reuven Revlin e përshëndeti vendimin e presidentit amerikan, Donald Tramp që ta njohë Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit dhe ta zhvendosë atje ambasadën amerikane.

“I uroj presidentit Donald Tramp për paralajmërimin e tij për njohje amerikane të Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit dhe për hapin e pritur për zhvendosjene ambasadës. Nuk ka dhuratë më adekuate ose më të bukur në vigjilje të 70-vjetorit nga pavarësia e shtetit Izrael”, theksoi Revlin.

Ai vlerësoi se ky hap paraqet njohje të “së drejtës së popullit hebraik për shtetin e tyre dhe kthesë në rrugën tonë drejt paqes – paqe për të gjithë banorët e Jerusalemit dhe për të gjithë rajonin”.

“Jerusalemi nuk është, dhe asnjëherë nuk do të jetë, pengesë për paqe për ata të cilët dëshirojnë paqe”, theksoi ai.

Global