Në ditën e kremtimit të Krishtlindjeve, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis i është drejtuar tifozëve të klubit, me një letër të hapur, të publikuar në faqen zyrtare të skuadrës.

Bosi napolitan vënë dukje ecurinë e mirë të skuadrës gjatë këtij viti, ndërsa premton se bashkë me Sarrin, skuadra do t’ju dhurojë emocione të mëdha.

“2017-a ishte një vit i madh për ne, ku pamë të rritemi nga dita në ditë dhe të luajmë një futboll që na e kanë zili në Itali, por edhe në Europë. Falë punës mjaft të mirë të Sarrit, skuadra vijon të rritet dhe ne ju premtojmë se do t’ju dhurojmë emocione të mëdha dhe të pafundme”, thuhet në një pjesë të letrës, që mbyllet me urimin për Krishtlindje dhe Vit të Ri të mbarë.