Në ajetin 96 të sures Merjem, Allahu xh.sh. thotë: “Në të vërtetë, atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i Gjithëmëshirshmi do t’u dhurojë dashuri.” Kurse në ajetin 94 të sures El Enbija, thotë: “Atij që bën vepra të mira dhe është besimtar, përpjekja nuk do t’i mohohet. Dhe këtë Ne ia shënojmë atij.”
Pra, vetëm punët e mira vlerësohen si të arritura jetësore për të cilat Allahu Mëshirëplotë garanton se nuk harrohen asnjëherë dhe, falë tyre, e kanë të garantuar mirënjohjen në këtë botë dhe shpërblimin në botën tjetër.
Një ndër personalitetet tona që tashmë ka bërë emër në vepra të mira pa dyshim që është Reisul Ulema i BFI në RM, H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili, ka një CV jashtëzakonisht të pasur me vepra të mira të cilat do t’i lakmonte çdo njeri me shpirt human.
Sot, H. Sulejman ef. Rexhepi është një personalitet i nderuar dhe i respektuar, i dashur e i çmuar, i njohur e i vlerësuar si kontribues i madh në shumë sfera që sigurojnë jetë të lumtur, të paqtë e të mbarë për tërë njerëzimin.
Ky virtyt i këtij personaliteti kombëtar e fetar, bëri që këto ditë të tubohen personalitete të ndryshme nga vendi e nga jashtë, personalitete fetare dhe nga bota politike, akademike e diplomatike, nga bota mediale e nga shoqëria cvivile, afaristë dhe përfaqësues të lartë të veteranëve të UÇK-së, dhe në një event të rallë, të përcjellin dekorimin e Reisul Ulemasë së BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepin i cili vlerësohet me Mirënjohjen për të arriturat jetësore nga Presidenti amerikan, z. Donalt Tramp!
Mirënjohjen e presidentit amerikan efendi Rexhepit ia dorëzoi Otto von Feigenblatt profesor i Universitetit Global të Floridës, lobuese dhe shpalosësi kryesor i biografisë dhe bibliografisë së efendi Rexhepit në Senat e Kongres, pas çka ka pasuar Mirënjohja e presidentit Tramp për H. Sulejman ef. Rexhepin.
Me këtë rast, gjatë dorëzimit të Mirënjohjes, profesor Otto von Feigenblatt do të nënvizojë se ështrë një kënaqësi e veçantë dhe nder i madh që gjendet në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë ku përcjell Çmimin e personalizuar të Presidentit Amerikan për figurën fetare e kombëtare i cili aq shumë ka bërë dhe ka kontribuar për të mirën e popullit të vet dhe të shoqërisë në vend, në rajon e në përgjithësi, siç është Reisul Ulema i BF-së, H. Sulejman ef. Rexhepi. “Ky Çmim është ndarë edhe në të kaluarën, për personalitete të ndryshme anembanë botës, ndërsa them që për herë të parë Shteti Amerikan nuk e pati të vështirë të përcaktohet për zotëri Sulejman Rexhepin, pasi ky personalitet ka një CV jashtëzakonisht të pasur, me shumë kontribute, suksese, të arritura të përgjithshme. Zotëri Sulejman Rexhepi gëzon respektin e një personaliteti me imazh shumë të fuqishëm dhe urojmë që këtë karakteristikë ta bartë përjetë. Ju, zotëri Kryetar, këtë Çmim e merituat me punë, me përkushtim në punë dhe me suksese të pamohueshme, ndërsa uroj nga zemra që të jeni inspirim edhe për gjeneratat e reja”, ka theksuar veç të tjerash profesor Otto von Feigenblatt.
Para të pranishmëve foli edhe z. Ylli Paja, përfaqësues për Ballakn i Akademisë së Shkencave Sociale të Floridas, i cili nënvizoi se të flasësh për figurën e Sulejman Rexhepit duhet të dishë se flet për një figurë i cili gjithmonë do të jetë i nderuar. Për të arritur te ky Çmim, pa dyshim që më duhet të shpreh falënderime të veçanta edhe për mikun tim, Ferdinand Samarxhi, i cili pa rreshtur na ka folur dhe na ka bindur se, nëse ka njeri në rajon i cili aktualisht e meriton një çmim të këtillë kaq prestigjioz, pa tjetër që ai është zotëri Sulejman Rexhepiu. “Shkupi është një Jerusalem i vogël, është një vend ku shqiptarët më së miri mund t’i shprehin vlerat e veta njerëzore e shpirtërore, vend ku kanë shumëçka për të ndarë dhe për të kontribuar për bashkëjetesë të lumtur me të gjithë, me popullin maqedonas dhe me popujt e tjerë”, u shpreh profesor Paja.
Për figurën dhe personalitetin e Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepin, foli edhe një nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, Myftiu i Tetovës, Dr. Qani ef. Nesimi, i cili nënvizoi se dita e sotit për shqiptarët dhe për myslimanët e vendit duhet të jetë ditë shumë e madhe. “Sot kjo ditë është ditë gëzimi, ditë emocionesh, është një moment madhështor i cili na vjen me vullnetin e të Madhit Zot. Sot, Presidenti Amerikan, Donald Tramp, përmes të deleguarve të tij që janë këtu me ne, duke e vlerësuar liderin tonë fetar, H. Sulejman ef. Rexhepin, në fakt na kanë vlerësuar të gjithë neve, si shqiptar e si mysliman. Zotëri Kryetar, puna, angazhimi dhe kontributi i juaj sot është vlerësuar nga Shtëpia e Bardhë dhe, ja, ku po nderoheni me Çmimin e nënshkruar nga vetë Presidenti Amerikan, Donald Tramp. Në fakt, ky akt, zotëri kryetar, nuk po ju nderon vetëm ju, por edhe neve, po na i nderon xhamitë, medresetë tona. Ju kryetar i nderuat edhe bashkëkombasit tanë në diasporë, ju i nderuat shqiptarët e Sirisë, të Turqisë, të Egjiptit, po i nderoni të gjithë shqiptarët, kudo nëpër botë. Zoti ju dhashtë shëndet dhe jetë të gjatë, sepse populli ynë gjithmonë ka nevojë për ju. Zoti qoftë i kënaqur me popullin amerikan! Zoti qoftë i kënaqur me Presidentin Amerikan, Donald Tramp!”, ka thënë në fund të fjalimit të vet Myftiu i Tetovës, Dr. Qani ef. Nesimi.
Më pastaj, nga ana e H. Muzemil Osmanit, shefit të kabinetit të Reisul Ulemasë, u lexua një fragment nga një vlerësim më i gjërë i Profesorit Muhamed Mufaku, i cili për shkak të largësisë nuk mundi të prezantoj në këtë event. Në këtë pjesë të vlerësimit, profesori i nderuar nënvizon se, Sulejman Rexhepin përfaqëson të gjithë myslimanët para shtetit dhe kujdeset për punët e tyre fetare dhe kulturore, i cili, para disa ditësh, publikoi serinë e veprave të zgjedhura në gjashtë vëllime, me titull “Për fe dhe atdhe”, nga ku fuqishëm reflektohet veprimtaria e tij e bujshme si prijës i një bashkësi efektive shumëdimensionale. “Në këtë kontekst, koleksioni gjashtëvëllimësh reflekton brendinë e ligjëratave, konferencave vendore dhe ndërkombëtare, artikujve shkencorë, takimeve me gazetarët dhe thelbin e mendimit fetar dhe politik të Sulejman efendi Rexhepit në veçanti.
Sa i përket mendimit fetar, bazat e tij janë të ndërtuara mbi kujdesin ndaj përvojës historike gjashtëshekullore të myslimanëve në Maqedoni dhe mbi zbulimin e shumë aspekteve të cilat përfaqësojnë mundin dhe vetëkontributin e myslimanëve në kornizë të rrymës së përgjithshme islame që sundonte gjatë shekujve të Perandorisë Osmane. Thënë ndryshe, efendi Rexhepi ka mbrojtur dhe vazhdon të mbrojë me ngulm atë që quhet “Islam tradicional”, përmes së cilit synon Islamin ku shqiptarët e gjetën veten dhe i manifestuan karakteristikat autoktone dhe multikulturalitetin e tyre. Kështu, ai i kundërshton të gjitha organizatat fetare të financuara nga jashtë, të cilat vërshuan Ballkanin pas rënies së sistemeve qeveritare komuniste me pretekst “të kthimit” të myslimanëve në “Islamin e vërtetë” i cili nuk përputhet me përvojën historike të myslimanëve këtu.
Parim tjetër i mendimit fetar të efendi Rexhepit ishte besimi në diturinë nga e cila ishin privuar myslimanët me shekuj të tërë, prandaj rithemeloi medresenë “Isa Beu”, e cila ishte e njohur në Ballkan gjatë qeverisjes osmane, nga e cila pastaj u hapën degë të disperzuara për meshkuj dhe për femra në shumë qytete. Gjithashtu, u hap edhe Fakulteti i Shkencave Islame, i cili programet studimore deridiplomike dhe të magjistraturës i ka të mbështetura në standardet akademike të caktuara ka organet e veçanta shtetërore, gjë e cila u hap dyert të diplomuarve në sfera të ndryshme në shoqëri dhe në shtet.
Sa i takon mendimit politik të efendi Rexhepit, ai shquhet me qëndrime guximtare dhe kundërshtuese ndaj vazhdimësisë së monopolizmit shtetëror i cili i kishte shpërngulur dhe spastruar myslimanët me dekada të tëra dhe i kishte shndërruar ata në pakicë që ndjeheshin të poshtëruar. Thënë ndryshe, efendi Rexhepi, qysh në fillim të kryesimit të tij me institucionin që përfaqëson myslimanët para shtetit, në vitin 1991, vit i cili korrespondon me pavarësinë e vetë Republikës së Maqedonisë, thërriste në themelimin e shtetit qytetar, demokratik, multikulturor dhe multifetar. Po ashtu, ai kërkonte që myslimanëve t’u lihen në dorë vetë përgjegjësitë e tyre, duke i konsideruar ata të barabartë me të tjerët në menaxhimin e punëve të shtetit (pasi veç më përfaqësonin afërsisht 50 për qind të banorëve të shtetit), sepse nuk ishin më një pakicë që vetëm u shërbenin të tjerëve.
Falë këtij orientimi, i cili nis nga pajtimi me mendimin ndryshe dhe nga kujdesi për të drejta të barabarta, myslimanët tani janë pjesëmarrës aktivë në shoqëri dhe në shtet, sepse në zgjedhjet e fundit që u zhvilluan para disa muajve, arriti që një mysliman (Talat Xhaferi) për herë të parë në historinë e shtetit të zë postin e kryetarit të parlamentit, madje nuk ishte e mundur as formimi i qeverisë pa pjesëmarrjen aktive të myslimanëve.
Shikuar nga fakti se shumica e myslimanëve në Republikën e Maqedonisë janë shqiptarë (afërsisht 90 për qind), të cilët janë të shquar për ruajtjen e autoktonisë nacionale dhe krenohen me multifetarinë e tyre të vazhdueshme, ata (mbarë myslimanët në Maqedoni) sot kanë një tolerancë për t’u marrë shembull. Efendi Rexhepi, në qëndrimin e tij politik nuk e fsheh se ai është shqiptar dhe se vepron për evitimin e padrejtësisë që u është bërë shqiptarëve me dekada të tëra, përmes së cilit ai e vërteton tezën e tij të “islamit tradicional”. Kapaciteti intelektual dhe angazhimet e tij na paraqesin një sfond ideor dhe historik për këtë grup të rëndësishëm të myslimanëve në Evropë (në Ballkan), të cilët, në dy çështje dallojnë krejtësisht nga myslimanët e Evropës Qendrore (Austrisë dhe Gjermanisë) dhe nga myslimanët e Evropës Perëndimore (Francës, Italisë, Britanisë etj.): e para, gërshetimi (i myslimanëve ballkanas) të përkatësisë së tyre evropiane me atë të botës islame dhe, e dyta, posedimi i përvojës së tyre historike gjashtëshekullore e cila prodhoi në këto vise mëvetësi fikhore, kulturore dhe qytetëruese.”
Kurse, të pranishmëve me fjalë rasti iu drejtua edhe H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili, veç të tjerash do të theksojë se këtë mirënjohje nuk e konsideron si të rastësishme, por, mbi të gjitha, si një vlerësim të bashkëpunimit dhe të bashkërendimit të angazhimeve të përbashkëta në drrejtim të lartësimit të vlerave të të dy popujve.
Në vazhdim fjala integrale e Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit para audotiriumit që prezantoi me rastin e dorëzimit të Mirënjohjes së Presidentit Amerikan për efendi Rexhepin:
“Zonja dhe zotërinj –
Ndjej nevojë të shpreh mirënjohjet e mia më të thella për ju që po më nderoni duke ia shtuar vlerën edhe më shumë çastit të vlerësimit të të arriturave të mia jetësore.
Më lejoni, të dashur miq, të shpreh një falënderim të veçantë për zotëri Oto Von Feigenblat, Profesor i marëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Global të Floridës, i cili është shkaktari kyesor që na ka tubuar këtu me rastin e dorëzimit të letrës dhe çertifikatës të firmosur nga Presidenti Amerikan, zotëri Donald Tramp, i cili ka vlerësuar punën, sukseset, të arriturat e mia jetësore. Falemnderit! Falemnderit! Falemnderit!
Këtë mirënjohje nuk e konsideroj si të rastësishme, por, mbi të gjitha, e shoh si një vlerësim të bashkëpunimit dhe të bashkërendimit të angazhimeve të përbashkëta në drrejtim të lartësimit të vlerave të të dy popujve. Populli shqiptar, dhe unë si pjesëtar i këtij poplli paqësor e liridashës, me kohë jemi rreshtuar në anën e popullit dhe shtetit amerikan, i cili di të respektojë, di të përkrahë, di ta mirëpresë dhe t’ia shpreh mirënjohjet e veta secilit që angazhohet dhe përkujdeset për të mirën e të gjithë, të secilit që angazhohet për paqe, mirëqenie dhe bashkëjetesë, qoftë si individ qoftë si popull. Këto tri komponente humane, si te asnjë popull tjetër në botë, më së miri dhe më se lehti vërehen te populli shqiptar.
Fatmirësisht, shtetet demokratike, më në krye Shhtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë kuptuar këtë virtyt kombëtar tonin prandaj dhe nuk lejojnë kurrfarë debalasimi të këtyre komponenteve, por, parreshtur kontribuojnë që ne, si komb, të mbesim përjetë shembulli më origjinal se si kontribuohet për paqe, mirëqenie dhe bashkëjetesë.
Në këtë drejtim ka rrjedhur edhe karriera ime prej teologu dhe lideri fetar në Maqedoni. Nuk pretendoj se jam njohës i thellë i politikave të pëgjithshme amerikane, por, për një jam shumë i sigurtë: të gjitha angazhimet e mia, të gjitha përpjekjet e mia, të gjitha kontributet e mia janë në sinkron, janë në harmoni dhe janë në një linjë me ato të shtetit amerikan i cili sot me të drejtë vlerësohet si lideri botëror i paqes, mirëqenies, bashkëjetesës. Përpjekjet e mia publike kanë qenë të vlerësuara edhe prej Senatit, edhe prej Kongresit dhe, së fundmi, edhe prej Presidentit amerikan, Donalt Tramp që shpreh vlerësimet e Tij për të arriturat e mia jetësore.
Politika amerikane, duke shprehur mirënjohje ndaj vlerave historike humane të popullit shqiptar, kurrë nuk ka pushuar së qenuri në të mirë të popullit shqiptar, në çdo kohë e në çdo situatë. Kontributi i Amerikës për çlirimin e popullit shqiptar të Kosovës do të jetë frymëzim për mbarë popullin tonë që të angazhohemi në kultivimin dhe në ruajtjen e vlerave njerëzore, në shtimin e dashurisë për njëri tjetrin, në vlerësimin e multikulturalizmit dhe multietnicitetit si një vullnet të Krijuesit tonë por edhe si një domosdoshmëri të këndshme të cilën e kërkon dhe për të cilën angazhohet me potenciale të gjithëmbarshme shteti amerkan.
Ne, me të drejtë vlerësohemi nga shteti amerikan. Është po ky shtet i cili më vitin 2001 na e bëri fare të qartë se shqiptarët në Maqedoni duhet të angazhohen në krye të përpjekjeve globale për paqe dhe stabilitet në vend, rajon dhe më gjërë. Sot, detyrimet tona si popull por edhe si fetarë, obligimet tona, angazhimet tona duhet të jenë në sinkron me ato përpjekje amerikane për ta ruajtur stabilitetin e vendit dhe për ta çuar Maqedoninë përpara, drejt integrimeve euro-atlantike. Ky është synimi i popullit shqiptar, ky është synimi i Maqedonisë, i shteteve tona, ky është synimi im personal si teolog e si prijës fetar i myslimanëve të Maqedonisë. Vlerat e shëndosha dhe humane të popullit amerikan dhe ato të familjes sonë euro-perëndimore, duhet të jenë ushqim i përditshëm i shpirtit tonë. Vetëm kësisoj do të jemi më të vlerësuar, më të përkahur, më të shpërblyer. Nuk ka shpërblim më të madh se sa të jemi faktorë kyç që fëmijët tanë të rriten në paqe, mirëqenie, dashuri e me kulturë të respektimit reciprok.
Zonja dhe zotërinj! Liria është e mangët nëse ajo përjetohet vetëm në suaza të teorisë. Të përjetosh lirinë në praktikë është diçka e veçantë, madhështore! Më ka rastisur që të jem mysafir edhe në Kongres, edhe në Senat por edhe në OKB dhe, në të tri këto Institucione kam pasur kënaqësinë e përjetimit të këndimit të ezanit. Në të tri këto Institucione botërore kemi falur namaz dhe kemi qenë jashtëzakonisht të respektuar e të nderuar. Në Amerikë nuk shqetësohet askush nga ezani, askush nuk shqetësohet nga minarja. Sepse, nuk ka xhami pa minaret. Populli amerikan ka respekt të përhershëm për fetë. Ky është populli amerikan, ky është angazhim konkret dhe me gjithë shpirt për liri, bashkëjetesë, mirëqenie.
Kurani i Madhërishëm, në suren En Nisa, ajeti 86, na mëson: “Kur ju përshëndet dikush me respekt, kthejani me një përshëndetje më të mirë ose në të njëjtën mënyrë! Pa dyshim, Allahu llogarit çdo gjë.”
Zoti e bekoftë popullin tim dhe popullin amerikan. Zoti shëndet dhe gjitha të mirat Presidentit Donald Tramp. Ju falemnderit!”
Ndryshe, në këtë event, përfaqësuesi i Universitetit Global të Floridas, Otto von Feigenblatt, mirënjohje nga ky Universitet ju ndau edhe dy Myftinjëve tanë të nderuar, Shaqir ef. Fetahut. Myfti i Gostivarit si dhe Dr. Qani Nesimi, Myfti i Tetovës.
Në fund u shtrua edhe një koktej i sponsoruar enkas për këtë rast nga pronari i “Maraj dooel”-Shkup, z. Enver Demiri