Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish-drejtori i drejtorisë së pestë, Goran Grujoski, Toni Jakimovski dhe Nebojsha Sajkoviq, do të ulen në bankën e të akuzuarve për lëndën ”Thesari”.

Sipas Nova TV, Këshilli i prokurorëve ka vlerësuar dhe miratuar aktakuzën në Gjykatën Themelore Shkupi 1, ku të akuzuarit ngarkohen me keqpërdorim të parave shtetërore gjatë blerjes së pajisjeve softverike për nevojat e Drejtorisë së pestë.