Nikolla Poposki ka dhënë dorëheqje nga funksioni anëtar i Këshillit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së. Në një postim në profilin e tij në Fejsbuk shkruan se mbetet anëtar në trupat e tjerë të partisë, por jo edhe nëse do të dorëzojë kandidaturë për kryetar të VMRO-DPMNE-së në kongresin vijues.

“Dorëheqjen nga KE e dorëzova për shkak të dallimeve në pikëpamjet për rezultatet zgjedhore, dallime rreth mënyrës së sjelljes së vendimeve afatgjata dhe ndjenjës se ato çojnë drejt ndarjeve brenda-partiake, të cilët aspak nuk na nevojiten. Vlerësoj se ruajtja e unitetit dhe fokusi drejt qëllimeve më të larta duhet të jetë mbi çfarëdo lloj ambicie personale. Jam anëtar në disa komisione partiake republikane edhe atë në komisionet për punë të jashtme, për Çështje Evropiane dhe për mbrojtje”, shkruan Poposki.

Shton se mbetet i përkushtuar në ruajtjen e unitetit midis anëtarëve të VMRO-DPMNE-së dhe realizimin e qëllimeve të përbashkëta në interes të Maqedonisë dhe qytetarëve të saj.