Qeveria në seancën e djeshme të 43-të, vendosi Kuvendit t’i dorëzojë propozim për ndryshimin e Ligjit për policinë me të cilin do të kufizohej përdorimi i mjeteve për detyrim me qëllim që të mos ketë përdorim të tepërt të këtyre mjeteve nga ana e policisë.

“Me propozimin e MPB-së Qeveria në seancën e djeshme e konfirmoi propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimine Ligjit për policinë dhe solli vendim të dorëzohet në Kuvend me propozimin që të kufizohet përdorimi i mjeteve për detyrim të cilat mund të përdoren ndaj një grupi siç janë forca fizike, shufra e gomës, paralizuesi elektrik, mjete kimike, armë gome, qen zyrtarë”, tha zëdhënësi qeveritar, Mile Boshnjakovski në konferencën e sotme për media.

Ideja themelore, theksoi është, mjetet e detyrimit të përdoren me procedura dhe rregulla të përcaktuara qartë, kohëzgjatja dhe intensiteti i përdorimit me qëllim që të mbrohet shëndeti i atij ndaj  të cilit përdoren.