Një djalë 7-vjeçar është qëlluar për vdekje nga policia, pasi hapën zjarr ndaj një gruaje që po hynte në rimorkio.

Djali i vogël ishte fshehur në rimorkio kur policia filloi të qëllonte gruan, e cila mbeti gjithashtu e vdekur nga plagët e marra gjatë operacionit në San Antonio, Teksas.

Sherifi i Qarkut Bexar, Javier Salazar tha se gruaja nuk kishte lidhje me fëmijën apo familjen e tij, dy prej të cilëve ishin gjithashtu të strehuar brenda rimorkios, por dolën të padëmtuar.

Edhe pse gruas nuk iu gjet asnjë armë, policët thanë se ajo i kishte drejtuar pistoletën një prej oficerëve gjatë një konfrontimi më herët.

Sipas San Antonio Express-News, gruaja kishte kaluar 2 orët e fundit në arratisje pas marrjes së një njoftimi nga policia se kishte vjedhur një makinë.

Kur u konfrontua me policinë, ndërsa po përpiqej që të fshihej në rimorkio mbeti e vrarë.

Fëmija, emri i të cilit nuk bëhet i ditur u godit në kraharor.