Të enjten janë zhdukur tre adoleshentë në Maqedoni. Zhdukja ka ndodhur në tre qytete të ndryshme edhe atë në Tetovë, Kumanovë dhe Strumicë.

Rasti i parë ka ndodhur në Tetovë, ku R.K. (47) ka paraqitur se të enjten nga shtëpia në drejtim të panjohur është zhdukur vajza e tij 16 vjeçare.

Të njëjtën ditë edhe M.A. (43) nga Kumanova ka njoftuar policinë se rreth orës 12 nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar djali i tij 16 vjeçar, shkruan Gazeta Lajm.

Rasti i tretë është paraqitur në Strumicë, ku U.A. (41) ka paraqitur në polici se rreth orës 20 e 30 minuta nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar vajza e tij 15 vjeçare. Policia njofton se është duke ndërmarrë masa për gjetjen e tyre

Global