Policia italiane arrestoi një anëtar udhëheqës i grupit terrorist SHI, i cili ka ardhur në Itali që të realizojë rekrutim dhe trajnim të terroristëve të tjerë.

Marokeni Nabil Benamir (39) ka qenë i përgatitur që të mobilizojë të tjerë me qëllim që ta promovojë idenë për Shtetin Islamik, si dhe t’i trajnojnë të bëjnë dhe përdorin shpërthyes, njoftoi policia.

Në aksion morën pjesë edhe pjesëtarë të policisë holandeze, Europoli dhe Byroja federale hetuese amerikane.

Policia njoftoi se në celularin e tij dhe profilet në rrjetet sociale ka gjetur dëshmi inkriminuese, duke përfshirë edhe videon e vetëvrasësit me bombë dhe një mesazh për detyrën vijuese në Itali.

Autoritetet e akuzuan Benamirin për terrorizëm ndërkombëtar.

Benamir për herë të parë është arrestuar në gusht në Xhenovë, për shkak se e ka rrahur partneren e tij shtatzënë.