Natën në mes të hënës dhe të martës, një vozitës maqedonas i kamionit ka ndjerë dhimbje të mëdha në pjesën e poshtme të barkut. Policia e alarmuar gjermane ka ardhur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe e ka dërguar të sëmurin në spitalin më të afërt.

Pak pas mesnatës, një kompani transportuese nga Maqedonia ka thirrë policinë gjermane në Bad Brückenau. Ata kanë spjeguar se një vozitës i tyre ka probleme shëndetësore dhe nuk mund të përkujdesej për vetveten. Kamioni kishte arritur në një pikë karburantesh në qendër të qytetit. Pasi ka njohur patrullën policore duke ardhur, vozitësi maqedonas ka zbritur nga kamioni dhe është rrëzuar menjëherë përtokë.

Ai ka pasur dhimbje aq të mëdha në pjesën e poshtme të barkut, sa që nuk ka mundur më të ecë, shkruan „Focus“, përcjellë Shtegu. Policët e fusin maqedonasin e pafuqishëm në veturë dhe menjëherë e dërgojnë në spitalin më të afërt.

Vozitësi 30-vjeçar është kontrolluar dhe është ndalur për përkujdesje të mëtutjeshme në spital. Dyshohet se dhimbjet e mëdha janë shkaktuar nga problemi me veshkat. Kompania trasnportuese maqedonase është informuar për vendndodhjen e vozitësit dhe kamionit të saj.