Një shtetas i Bosnjë-Hercegovinës është arrestuar në Munih të Gjermanisë, i dyshuar për kryerje të krimeve të luftës në Bosnjë.

Ky person i dyshuar 50 vjeçar, emri i të cilit nuk është publikuar, është arrestuar dje në aeroportin e Munihut nga ana e Interpolit, me kërkesë të autoriteteve në Sarajevë. Ai është i akuzuar për kryerje të krimeve kundër njerëzimit.

Ai do të mbahet në Munih derisa të merret vendimi i autoriteteve të Gjermanisë për ekstradimin e tij në Bosnjë-Hercegovinë.